Protestat e Këshillit të Prindërve dhe nxënësve të shkollës “Daut Bogujevci”, si shenjë pakënaqësie me vendimin e Komunës së Fushë Kosovës, që objekti i ri i shkollës t’i ofrohet shkollës “Mihail Grameno”, janë të arsyeshme dhe të përkohshme.
“Ne u kemi thënë të presin pak, sepse shumë shpejt do ta bëjmë një zgjidhje. Vetëm sivjet, e pastaj do ta kalojmë këtë problematikë. Nuk duam të ua marrim shkollën, por vetëm ta shfrytëzojmë”, ka shtuar Shabani.
Ndryshe, protestat e prindërve dhe nxënësve të kësaj shkolle është duke vazhduar edhe të hënën, e të cilat vijnë si shenjë pakënaqësie me vendimin e Komunës së Fushë Kosovës, që objekti i ri i shkollës, i destinuar për nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci”, t’i ofrohet SH.M.M.U “Mihail Grameno” për nxënësit e saj. Procesi mësimor është bojkotuar të hënën. /RadioRINIA/