Home Ekonomi Komuna e Gjilanit përfituese e fondeve të BE-së prezanton projektin për të...

Komuna e Gjilanit përfituese e fondeve të BE-së prezanton projektin për të rinjtë në agrobiznes

188
0
SHARE
Komuna e Gjilanit e cila është përfituese e fondeve të Bashkimit Evropian për projektin të që ka të bëjë me mbështetjen financiare dhe profesionale për të rinjtë në agrobiznes, ka paraqitur sot detajet dhe mundësitë që jep ku projekt për zhvillimin e sektorit privat të agros.

Në këtë prezantim para të rinjëve të shumtë është paraqitur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka potencuar se Gjilani të ardhmen e vet në aspektin e zhvillimit ekonomik, duhet ta projektoj mbi zhvillimin e qëndrueshëm të agrobiznesit me fokus të veçantë në eksportim të produkteve, duke garantuar edhe mbashtetjen politike në nivelin lokal.

“Kosova është vend tipik agro industrial dhe Komuna e Gjilanit është e fokusuar në projekte të tilla, në mënyrë që rinia jonë të jetë aktive në të bërit biznes dhe me kapacitetet që ka Gjilani, kjo veprimtari është e mundur që të bëhet. Prodhimi në fushën e agro-biznesit është i sigurtë sepse përpos tregut vendor kërkesa jashtëzakonisht të mëdha ka edhe në tregun e jashtëm përmes eksportit”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm Komuna e Gjilanit së bashku me qeverinë e Kosovës do të fillojnë subvencionimin e kulturës së duhanit, që do të ndikoj në rritjen e të punësuarve dhe punimin më të madh të tokës.

Ndryshe ky projekt është i paraparë të zgjas 22 muaj në kuadër të projektit gjithashtu do të ndahen edhe informatat online për të gjitha interesimet e të rinjëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here