Home LAJME Komuna e Prishtinës vazhdon aksionin për rrënimin e objekteve pa leje

Komuna e Prishtinës vazhdon aksionin për rrënimin e objekteve pa leje

62
0
SHARE

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspekcionit ka rrënuar sot objektin e dytë pa leje.

Bëhet fjalë për katin e fundit të objektit që ndodhet në rrethrrotullimin në Çagllavicë.

Aty kishte dal edhe i pari i Ispekcionit, Adonis Tahiri, i cili ka bërë të ditur se në këtë rast vetëm sa është ekzekutuar vendim për rrënim, pasi investitori ka tejkaluar kohën kur është dashur të rrënojë katin që është ndërtuar pa leje në këtë objekt.

Edhe përmes një njoftimi të Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se këto rrënime janë të pashmangshme.

“Në Prishtinë, nuk ka tolerancë për ndërtimet pa leje! Sot kemi filluar rrënimin e një kati të ndërtuar pa leje, në objektin e destinuar për qendër tregtare në magjistralen Prishtinë-Lipjan. Pala përveç që nuk i ka respektuar vendimet paraprake të inspektorit të zonës për ndërprerje të punimeve, i ka shtuar ndërtimi i punëve në ndërkohë. Rrënimi në raste të tilla është i pashmangshëm! “, Thuhet në njoftim./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here