Home LAJME Komuna e Prishtinës ndan 50 mijë euro për Shqipërinë

Komuna e Prishtinës ndan 50 mijë euro për Shqipërinë

60
0
SHARE

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal pas tërmetit në Shqipëri, ka deklaruar se dje ishte ditë tragjike për të gjithë shqiptarët. Me këtë rast janë ndarë 50 mijë euro për Shqipërinë.

“Prej dje kemi vazhduar kontaktet në Shqipëri me Erion Veliajn nëse ka nevojë për ndihmë. Ndihmat qe po mblidhen është gati e pamundshme të koordinohen. Mësohet se sot mbi 400 qytetarë të Shqipërisë kanë arritur në qytete të ndryshme. Erion Veliaj do të na njoftojë për çdo gjë që kanë nevojë. Do të ndajmë 50 mijë euro, është shumë e mjaftueshme qe si kryeqytet të tregojmë solidaritet”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se sot do të shkojnë 15 inxhinierë të statikës për vlerësimin e objekteve në Durrës. “Do të dërgojmë çdo kapacitet që kemi mundësi, ekspertë apo inxhinierë”, u shpreh Ahmeti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here