Home LAJME Komuna e Vitisë shpallë Konkursin Publik për ndarjen e 133 bursave për...

Komuna e Vitisë shpallë Konkursin Publik për ndarjen e 133 bursave për studentët vitias

632
0
SHARE

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Arsim ka hapur Konkursin Publik për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Vitisë dhe atë për vitin akademik 2018/19. Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim në Viti, tha se këto bursa do të ndahen konform Rregullores për ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Vitisë si dhe buxhetit të planifikuar.

Ajo tha se për vitin akademik 2018/19 do të bëhet ndarja e bursave për 133 studentë vitias dhe atë në vlerë prej 300€. Megjithatë ajo bënë me dije se bursat do të ndahen për studentë të fakulteteve deficitarë, për student të familjeve përfitues të ndihmës sociale, student të familjeve të dëshmorëve të luftës, invalid të luftës dhe veteran të luftës si dhe studentë të familjeve pa prind në jetë.

Drejtoresha Emini u shpreh se aplikacionet merren dhe dorëzohen në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Viti, nga dita e sotme dhe se ky konkurs publik do të qëndroj i hapur 15 ditë./rajonipress/

Përndryshe Konkursi Publik është i publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës së Vitisë në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/Konkurs-Publik-p%C3%83%C2%ABr-ndar…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here