Home LAJME Konflikt për pronat, 44-vjeçari plagos kushëririn

Konflikt për pronat, 44-vjeçari plagos kushëririn

269
0
SHARE

Një 44-vjeçar është prangosur nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie.

36-vjeçari i plagosur ndërkohë ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

“Plagos me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bën arrestimin në flagrancë të shtetasit R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë. Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ‘Vrasja e mbetur në tentativë’”, ka njoftuar Policia e Tiranës./TCh/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here