Home LAJME Konjufca: Brenda dy javësh do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë

Konjufca: Brenda dy javësh do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë

236
0
SHARE

Ka përfunduar takimi i grupeve punuese në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për harmonizimin e programit qeverisës.

Pas këtij takimi, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë me dije se negociatat për formimin e Qeverisë se re do të përfundojnë brenda dy jave.

Bisedat nuk janë të pazareve, por të sinqerta ashtu qysh e ka vendosur qytetari i Kosovës me votë të veten për ndryshimet e nevojshme në Kosovë. Pra nuk ka lidhje me pazare politike. Mendoj se për dhjetë ditë ose dy javë do të përfundojnë negociatat për formimin e Qeverisë se re”, është shprehur Konjufca.

Konjufca ka bërë me dije se në takimin e pestë me radhë të grupeve punuese është diskutuar enkas për shëndetësinë dhe arsimin. Ai ka thënë se diskutimet në këtë fusha janë zhvilluar në pajtueshmëri të thellë të bashkëpunimit.

“Është një prej takimeve në të cilin kemi pasur pajtueshmërinë më të madhe”, ka deklaruar Konjufca.

Më tutje, Konjufca ka folur edhe për pjesëmarrjen e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri në takimin e grupeve punuese.

“Kontributi i z. Hazirit ka qenë shumë i nevojshëm në këtë takimin tonë për mbarëvajtjen e bisedimeve tona. Prandaj e tëra që mund të them është se ai faktikisht i ka kontribuar kësaj atmosfere të mirë të arritjes të pajtueshmërisë tonë sa i përket për të dy fushat për të cilat folëm”, ka deklaruar Konjufca, duke shtuar se në këtë takim nuk është biseduar për ndarjen e posteve ministrore. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here