Home LAJME Korab Sejdiu: LVV dhe LDK së bashku ta formojnë Qeverinë e ardhshme

Korab Sejdiu: LVV dhe LDK së bashku ta formojnë Qeverinë e ardhshme

189
0
SHARE

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka uruar LVV-në dhe LDK-në për fitoren e zgjedhjeve.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se LVV dhe LDK tani janë para një momenti të rëndësisë jetike.

Postimi i plotë:

Uroj nga zemra LVV-në dhe LDK-në për këtë fitore të përbashkët!
Por LVV dhe LDK tani janë para një momenti të rëndësisë jetike. Ato kanë obligim ndaj qytetarëve dhe përkrahësve të tyre, që me dalje masovike në këto zgjedhje ua mundësuan këtë fitore të përbashkët, që pa vonesa të konstituojnë Legjislaturën e 7-të dhe së bashku të formojnë Qeverinë.
Ka tepër punë për të bërë në këtë vend, për të humbur kohë në manovrime politike.
Mos na e humbni BESIMIN se ERDHI DITA! 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here