Home LAJME Kosova dhe Tajlanda nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave për Pasaportat Diplomatike

Kosova dhe Tajlanda nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave për Pasaportat Diplomatike

1413
0
SHARE

Republika e Kosovës e përfaqësuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli në njërën anë dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Tajlandës në anën tjetër, Virasakdi Futrakul, kanë nënshkruar marrëveshjen dypalëshe për heqjen e regjimit të vizave për poseduesit e Pasaportave Diplomatike në mes dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të takimit bilateral të dy përfaqësuesve të lartë shtetëror në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Me zëvendësministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Tajlandës, Virasakdi Futrakul, nënshkruam Marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e Pasaportave Diplomatike. Biseduam për nxitjen e bashkëpunimit me këtë vend të madh që ka ritme zhvillimi të jashtëzakonshëm dhe që mund të na ndihmojë shumë me teknologji, etj. Po koordinohemi për betejat tona të reja diplomatike si anëtarësimi në Interpol dhe njohje të reja”, ka thënë Pacolli.

Numri dy i Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjatë qëndrimit në New York ka takuar dhjetëra homologë të tij dhe udhëheqës të lartë shtetëror nga kontinente të ndryshme, duke lobuar fuqishëm për sigurimin e njohjeve të reja dhe për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here