Home LAJME Kosova, edhe një hap më pranë liberalizimit të vizave

Kosova, edhe një hap më pranë liberalizimit të vizave

197
0
SHARE

Komiteti i Lirive Civile i Parlamentit Evropian, i njohur si LIBE, votoi të enjten në favor të nisjes së negociatave me Këshillin Evropian dhe Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës me zonën e BE-së, Schengen.

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë vendimin në një seancë në tetor, porse procesi pritet të marrë kohë më të gjatë në Këshill.


Burime të Radios Evropa e Lirë thonë se Franca dhe Holanda hezitojnë të japin dritën jeshile për të nisur bisedimet me institucione të tjera të BE-së në lidhje me çështjen.

Diplomatët e vendeve anëtare pritet të kenë takimin e parë për këtë temë më 17 shtator.
Komisioni Evropian ka vlerësuar më 18 korrik se Prishtina i ka plotësuar dy kushtet e mbetura për liberalizim vizash: luftën më të theksuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here