Home Sports Kosova pret Malin e Zi, Dardanët duan vetëm fitore për t’i mbajtur...

Kosova pret Malin e Zi, Dardanët duan vetëm fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim

241
0
SHARE

Kosova do të përballet me Malin e Zi në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020.

Humbja ndaj Anglisë dhe fitorja e Çekisë pikërisht ndaj anglezëve kanë bërë që gjasat e Dardanëve të zbehen për një kualifikim të mundshëm. Por si trajneri Bernard Challandes, ashtu edhe futbollistët kanë shprehur besim të plotë se mund t’ia dalin të kualifikohen nga pozita e dytë. Kundërshtari në xhiron e gjashtë është shteti fqinj Mali i Zi, që ka humbur gjitha gjasat për kualifikim të mundshëm.

Ndeshja mes dy Përfaqësueseve fqinje do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar Prishtinë, më saktësisht në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45. Kosovën e mbanë në garë për kualifikim vetëm fitorja ndaj Malit të Zi, derisa malazezët vijnë për të marrë një rezultat pozitiv për prestigj. Trajneri Bernard Challandes për këtë takim ka në dispozicion edhe tre të rikthyerit nga lëndimet, Herolind Shalën, Milot Rashicën dhe Benjamin Kolollin.

Ndërkohë malazezët kanë humbur përsëri yllin e saj kryesor Stevan Savic që u lëndua në ndeshjen me Bullgarinë. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here