Home Sports Kosova U21 e gatshme për sfidën me Anglinë U21

Kosova U21 e gatshme për sfidën me Anglinë U21

249
0
SHARE

Kosova U21 do të luaj ndeshjen shumë të rëndësishme me Kombëtaren e Anglisë në udhëtim.

Përfaqësuesja e Kosovës U21 e ka zhvilluar stërvitjen e saj në stadiumin “KCOM” në Hull City, aty, ku sonte në mbrëmje, në orën 20:45, do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Atmosfera në kampin e drejtuar nga Rafet Prekazi është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë.

Përkundër faktit se përballë do të kenë një kundërshtar shumë cilësor, Dardanët e rinj e presin me entuziazëm këtë duel dhe me vetëbesim se mund të nxjerrin rezultat pozitiv.

Aktualisht në Grupin 3, Kosova zë pozitën e parë me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa anglezët kanë tri pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here