Home LAJME Kreditin e vizave do ta marrë Thaçi – Limaj, Veseli e Haradinaj...

Kreditin e vizave do ta marrë Thaçi – Limaj, Veseli e Haradinaj mund të duartrokasin

407
0
SHARE

Komisioneri i BE-së për Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka paralajmëruar sot një konferencë për media në orën 16 e 30. Përkrah tij, do të jetë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në këtë ngjarje pritet të jepet lajmi që Kosova ka përmbushur kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave.

Siç dihet, në Bruksel, kanë udhëtuar edhe kryeparlamentari Veseli, kryeministri Haradinaj, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Pacolli e zëvendëskryeministri Gashi.

Por, në ngjarjen e vizave kreditin do ta marrë Hashim Thaçi duke u shfaqur bashkë me komisionerin Avramopoulos edhe pse Thaçi nuk ka asnjë meritë në këtë proces. Në fakt, është zyrtari që ka dështuar më së shumti për temën e vizave pasi kishte premtuar liberalizim para 8 vjetësh.

Përveç kësaj, Thaçi ka arritur t’i bindë Veselin, Haradinajn, Limajn e Pacollin që t’i shkojnë pas edhe në procesin e dialogut. Ata janë pritur sot te Mogherini, por eksluzivitetin e bisedimeve me Vuçiqin e Mogherinin e ka gëzuar vetëm Thaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here