Kriteret për heqjen e vizave, gati brenda vitit
Kosova do t’i përmbushë nëntëdhjetë e pesë kriteret e caktuara për liberalizimi në fund të këtij viti dhe i mbetet mekanizmave ndërkombëtar të vendosin kur do të realizohet ky proces, megjithatë i gjithë procesi nuk do të ketë pengesa politika, thanë Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.
Në një konferencë për media, dy ministrat u bashkuan për të shpalosur të arriturat në procesin e liberalizimit të vizave, të arritura këto të cilat janë në një finalizim të një raporti që do të dozohet mekanizmave ndërkombëtar me 15 shtator.
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku deklaroi se viti 2012 shënon vitin e fillimit të konkretizimit të agjendës evropiane për Kosovën përmes studimit të fizibilitetit si dhe përmes procesit të liberalizimit të vizave, të cilat janë fitore e konsensusit politik që është në Kosovë dhe tash mbetet përmbushja e kritereve nga pala kosovare.
“Procesi i liberalizimit të vizave nuk pres të ketë pengesa politike për shkak të mosnjohjes nga pesë vendet e Bashkimit Evropian. Normalisht, ky proces në fund fare varet nga disponimi; përmbushja e kritereve është një gjë, vendimi merret në nivel politik. Mirëpo, nëse shohim politikat e kaluara, pengesat politike asnjëherë nuk kanë prodhuar pasoja për ecjen përpara të këtij procesi”, ka thënë Çitaku.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se janë në përfundim të përgatitjen e raportit, i cili do të dorëzohet me 15 shtator lidhur me gjendjen aktuale në të cilën gjendemi sa i përket legjislacionit dhe angazhime tjera në përmbushjen e kritereve. /RadioRINIA/










