Home LAJME Kryetari i KBI-së në Gjilan uroi nxënësit e medresesë për fillimin e...

Kryetari i KBI-së në Gjilan uroi nxënësit e medresesë për fillimin e vitit të ri shkollor

56
0
SHARE

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, Naim Aliu vizitoi nxënësit e Medresesë “Alaudin” paralelja në Gjilan me rastin e fillimit të vitit shkollor 2019/20.

Aliu uroi për një vit të mbarë dhe të suksesshëm duke thënë se medresantët gjithnjë kanë arritur suksese të theksuara jo vetëm duke vazhduar studimet islame , por edhe në universitete dhe drejtime të ndryshme si në mjekësi, juridik, ekonomi, inxhinieri etj.

Ai gjithashtu uroi Prof. Nazim Murselin në postin e koordinatorit të Medresesë në Gjilan dhe me këtë rast në emër të KBI në Gjilan premtoi për secilën klasë kushte më të mira për mësim , si klima dhe aparaturë dhe teknologji të reja për mbarëvajtjen e mësimit. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here