KS DISKUTON PËR KOSOVËN MË 21 GUSHT
Published on Aug 18 2012 // Lajme
..
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, më 21 gusht, do të shqyrtojë raportin e rregullt tremujor të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, në lidhje me situatën në Kosovë.
Ban pritet të kërkojë nga autoritetet e Prishtinës dhe të Beogradi që të jenë konstruktive në tejkalimin e vështirësive për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.
Mediat serbe raportojnë se në seancën e Këshillit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.









