KUPER NË BEOGRAD DHE PRISHTINË

Published on Jun 18 2012 // Lajme
..

Të mërkurën në Beograd do të qëndrojë ndërmjetësi i BE në dialogun teknik midis Kosovës dhe Serbisë Robert Kuper. Një ditë më pas – të enjten, Kuper do të arrijë edhe në Prishtinë. 

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme Ketrin Eshton, Maja Kocijanciq, u ka thënë mediave serbe se vizita e Kuperit në Beograd dhe Prishtinë bëhet me qëllim të shpejtojë procesin e rifillimit të dialogut, i cili tash një kohë të gjatë ishte ndërprerë për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi. Çështja e rifillimit të dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë ka qenë ndër pikat kryesore të bisedës midis zonjës Eshton dhe presidenti serb Nikoliq gjatë vizitës së këtij të fundit, ditë më parë në Bruksel. Kocijançiq ka theksuar se akoma nuk është e qartë se me kë do të takohet Kuper në Berograd pasi ende nuk është formuar qeveria serbe, por ka shtuar ajo qëllimi i vizitës dihet. Kuper vjen në Beograd dhe Prishtinë në kontekst të përgatitjeve për vazhdimin e dialogut dhe implementimin para së gjithash të marrëveshjeve të arritura tashmë. Ky do të jetë rast i mirë edhe për sqarimin e disa mosmarrëveshjeve, si është ajo lidhur me interpretimin ndryshe midis palëve sa i përket përdorimit të fusnotës. Kociajnciq ka thënë se edhe gjatë pauzës që po zgjat, kontaktet mes palëve dhe Brukselit nuk ishin ndërprerë. Ndonëse nuk ka pasur takime të nivelit të lartë, grupet punuese kanë vazhdaur punën, ka shtuar ajo.

Leave a comment