Home LAJME Kurteshi Emini: Emrat e dëshmorëve të kombit do të jenë të ngritur...

Kurteshi Emini: Emrat e dëshmorëve të kombit do të jenë të ngritur përjetë në piedestalet më të larta

76
0
SHARE

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të martën është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve të kombit, aktivitet ky në të cilin morën pjesë përfaqësues nga jeta politike, shoqërore e kulturore nga niveli lokal e ai qendror, sikurse edhe familjet e dëshmorëve.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini tha se se ky 20-vjetor, tek familjet e dëshmorëve dhe tek të gjithë qytetarët sjell ndjenja të brishta të dhembjes dhe të krenarisë.

“Në kohërat më të vështira, dëshmorët u bënë zëri i këtij popullit të vuajtur prej shekuj, të cilëve iu ndalua gjithcka dhe iu privua e drejta për të jetuar në vendin e tyre siç e meritonim. Emrat e tyre do të jenë të ngritur përjetë në piedestalet më të larta. Ata bënë aktin më madhështor, dhanë jetën për çlirimin e Kosovës”, tha Kurteshi Emini.

Ndërkaq, ish-komandanti i UÇK’së në Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se dëshmorët janë udhërrëfyesit se si luftohet për liri.

“Ne nuk mund t’i harrojmë këto ditë të vështira të popullit tonë, kur heroikisht do të bien luftëtarët e Brigadës 171 “Kadri Zeka”, të cilët me vetëmohim, me përkushtim, me vetëdije të plotë dhe me guxim, do t’i dalin përballë armikut shekullor. Gjenrata e artë e UÇK’së arriti që krejt sakrificat e grumbulluara për periudha të tëra, t’i sublimojë në përmbushjen e një pjese të amanetit të atyre që ranë në beteja në përpjekje për liri dhe pavarësi”, tha Isufi.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK’së, ka folur Qëndresa Ahmeti, përderisa ky manifestim është mbyllur me deklamim të poemës nga Driada Muji dhe dy pika muzikore. ​

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here