Home LAJME Kurti arrin marrëveshje me LDK-në për qeverinë e re

Kurti arrin marrëveshje me LDK-në për qeverinë e re

41
0
SHARE

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  pas takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe Vjosa Osmanin, ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për të qeverisur me vendin.

Albin Kurti foli për përbërjen e një qeverie të ardhshme mes LVV e LDK.

“Jemi dakorduar ta kemi 30 përqind gra edhe në mesin e Ministrave dhe Zv/ministrave. Do të kemi shumë më pak ministri dhe shumë më pak Zv/ministra. Uruam njëri tjetrin për gjithçka dhe besoj se do të na shkojë mbarë e mirë”, tha Kurti.

Ndërsa Vjosa Osmani nga LDK tha se ekipet e dy partive do të vazhdojnë takimet deri në marrëveshjen finale për bashkëqeverisje. Osmani shtoi se në takim kanë diskutuar për parimet, por jo edhe për detajet tjera. Sipas saj për të gjitha këto do vazhdojnë takimet në ditët në vijim, por theksoi se është me rëndësi numërimi i të gjitha votave dhe shpallja përfundimtare e rezultateve të zgjedhjeve.

“Të dyja partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Diskutuam sa i përket asaj që Qeveria do të reduktohet sa u përket ministrive, por do të rritet në punën e mirë që do ta bëjmë bashkë. Ekipet tona do të zhvillojnë takimet qysh nesër”, tha Osmani.

Kurti nuk është përgjigjur në pyetjen se kush do të jetë kryeministër duke thënë se ende janë në diskutime fillestare, por siç ka thënë ai janë dakorduar që të qeverisin bashkë.

“Kur do ta kemi rezultatin final do ta shihni. Unë nuk do të besoj që do të mund të ndryshojë ai. Besoj që PDK është në opozitë dhe kjo nuk do të ndryshojë. Lëvizja Vetëvendosjës  dhe Lidhja Demokratike do të qeverisin së bashku dhe as kjo nuk do të ndryshojë”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar “Nuk do të vrapojmë te Lista Serbe pa takuar serbët jashtë Listës Serbe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here