Home LAJME Kurti: Kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë

Kurti: Kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë

240
0
SHARE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë, ka mbajtur fjalën hyrëse së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe Ambasadorin amerikan Christopher Hill.

Në fjalën e tij  Kurti tha se “para 30 vjetëve ka rënë muri që na ndante dhe mori fund Lufta e Ftohtë. Mirëpo, sot, kemi ftohtësi pa luftë e diku edhe me luftë, e në vend të një muri të madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë midis nesh e brenda nesh”.

“Për paqe kemi nevojë kudo dhe tërë kohën. Sepse ajo është mundësia që njerëzit, qytetarët, popujt, shoqëria të lulëzojnë. Ama paqja ka nevojë që të luftojmë varfërinë e papunësinë, pabarazinë e padrejtësinë. Dhe, ka nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore midis vendeve tona duke i bërë aktive vlerat dhe interesat e përbashkëta, drejt BE-së e NATO-s, për zhvillim, mirëqenie e siguri. Ballkani perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrën”, ka thënë Kurti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here