Home LAJME Kurti: Nëse bëhem kryeministër, Vjosën e bëj kryeparlamentare

Kurti: Nëse bëhem kryeministër, Vjosën e bëj kryeparlamentare

245
0
SHARE

Albin Kurti, kandidat i LV-së për kryeministër, ka thënë se nëse ai fiton në zgjedhjet e 6 tetorit, pas fitores, kandidaten e LDK-së Vjosa Osmani, do ta bëjë kryeparlamentare.

Ai ka thënë në Rubikon të KTV-së se nëse nuk fiton LV-ja, “do të mbetet shteti i kapur dhe PDK-ja në pushtet”.

Një teori që PDK-ja e LV-ja të jenë bashkë në opozitë, sipas Kurtit, është e pamundshme. “Jemi dy pole. O ne o PDK-ja”.

“Nesër kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Më mandatojnë për kryeministër. Pas fitores, unë e bëj e zonjën Vjosa kryeparlamentare. Nëse s’jemi të parët, nuk shoh ç’kapje të shtetit”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse LDK-ja fiton dhe i ofron LV-së bashkëpunim, “në situatë të tillë hipotetike duhet të kthehem te Këshilli i Përgjithshëm”.

Sipas tij, LV-ja do të fitojë më shumë se 1/3 e ulëseve në Kuvend me synimin që të marrë rreth 250 mijë vota.

Duke komentuar kundërkandidatët, Kurti ka thënë se ka respekt për Osmanin e LDK-së, ndërsa për Kadri Veselin e PDK-së, Ramush Haradinajn nga koalicioni AAK-PSD dhe Fatmir Limaj nga Nisma-AKR, ka thënë se “ata tashmë i takojnë së kaluarës, dhe po sillen si opozitarë”.

“Tre udhëheqësit e PAN-it që kurrë mos na u ktheftë në Qeveri”, ka thënë ai./RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here