Home LAJME Kurti pranon urime nga liderë rajonalë për rezultatin e zgjedhjeve të 6...

Kurti pranon urime nga liderë rajonalë për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit

210
0
SHARE

Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se gjatë dy javëve të fundit ka pranuar telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e kësaj lëvizje në zgjedhje.

Kurti ka thënë se ka pranuar mesazhe urimi nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesić, etj.

“Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes Vetëvendosje! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish-presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here