Home LAJME Kush janë Ilir Selmani dhe Besnik Kelmendi të cilët u angazhuan në...

Kush janë Ilir Selmani dhe Besnik Kelmendi të cilët u angazhuan në favor të votave për liberalizimin e vizave

608
0
SHARE

Gjilan – Janë dy kosovarë që jetojnë njëri në Francë e tjetri në Gjermani, e që nuk janë përmendur fare rreth angazhimit të tyre në votimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian në Strasburg. Ilir Selmani dhe Besnik Kelmendi në mënyrë personale janë angazhuar me deputetët evropian të grupeve Socialdemokrate dhe EPP që të ketë vota në favor të Kosovës. Ndryshe, Ilir Selmani është me prejardhje nga Gjilani.

Ilir Selmani është nga Gjilani dhe punon me Parlamentin europian, Këshillin e Evropës dhe është shume i afërt me Grupin Socialdemokrat në Parlamentin europian i cili dha 146 vota pozitive në votimin për viza.

Ai është i angazhuar në Qendrën evropiane për të drejtat e njeriut dhe është student në Institutin e Shkencave Politike të Strasburgut. Ai ka punuar aktivisht me deputetët socialistë që të ketë mbështetje për Kosovën edhe në momente tjera të rëndësishme. Është anëtar i Partisë Socialiste franceze dhe aktiv në shumë shoqata e organizata europiane.

Besnik Kelmendi punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme Gjermane dhe është delegat i partisë CDU nga vjen Kancelarja Merkel.

I angazhuar prej shume vitesh në biznes, politikë dhe diplomaci, ai ka mbajtur shumë takime me grupin e Partisë Popullore Europiane që t`i bind të votojnë në favor të Kosovës. EPP-ja pati 106 vota në favor të Kosovës gjatë këtij votimi. Kontaktet e tij me institucionet gjermane dhe europiane kanë luajtur shumë peshë në shumë evente të organizuara për të mirën e Kosovës.

Edhe Selmani edhe Kelmendi janë fotografuar dhe falënderuar edhe nga Tanja Fajon për punën e tyre, pak pas votimit në Parlament, ku ishin prezent edhe diplomatët kosovar Bernard Nikaj dhe Mimoza Ahmetaj.

Pas fitores në Parlament, ata janë pritur edhe nga Zv. Konsulli i Kosovës në Strasburg, Gani Veseli thuhet në njoftimin që e ka dërguar në rajonipress Bekim Hoxha./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here