Home LAJME Kuvendi voton sot formimin e Ushtrisë së Kosovës

Kuvendi voton sot formimin e Ushtrisë së Kosovës

117
0
SHARE
Members of the Kosovo Security Forces (KSF) stand guard during a ceremony in Pristina January 21, 2011. KSF today celebrated its second year of inauguration in an official ceremony where for the first time its members appeared armed. REUTERS/Hazir Reka (KOSOVO MILITARY - Tags: POLITICS MILITARY)

Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtarë. Njohësit e fushës pohojnë se transformimi i plotë në ushtri është një proces që mund të zgjasë deri në 10 vite.

Votimit historik të Kuvendit për ushtrinë e Kosovës ka paraprirë mbështetjen e fuqishme të ShBA-së. 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se votimi për transformimin e FSK-së është historik për Kosovën. 

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi, i veshur me uniformë ushtarake, të enjten ka vizituar Kazermën “Adem Jashari”, me ç’rast ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është një vendim i shumëpritur.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here