Home LAJME Lajme të mira për Kosovën para grumbullimit vendimtar

Lajme të mira për Kosovën para grumbullimit vendimtar

93
0
SHARE

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, të hënën (sot) do të mbajë stërvitjen e parë me të përzgjedhurit e tij, në grumbullimin e fundit për eliminatoret e “Euro 2020”. Ai do të ketë tri ditë në dispozicion për të përgatitur skuadrën për ndeshjen vendimtare që luhet të enjten në Plzen ndaj Çekisë.

Kosova të hënën e të martën do të stërvitet në Prishtinë, ndërsa të mërkurën mbrëma në fushën ku luhet takimi që mund ta shtyjë Kosovën drejt Evropianit të vitit tjetër, apo t’ia mohojë mundësinë e kualifikimit përmes kualifikimeve të rregullta, shkruan sot “Koha Ditore”. Kosova kërkon fitoren ndaj Çekisë, ndërsa me humbje eventuale, Kosova do ta humbte mundësinë për të dalë në vend të dytë që siguron kualifikimin.

Lajme të mira vlerësohet se ka marrë Përfaqësuesja para grumbullimit më të rëndësishëm deri më tani. Dy mbrojtësit e qendrës, Amir Rrahmani e Fidan Aliti, ishin protagonistë te skuadrat e tyre. Rrahmani edhe një herë është vlerësuar lart për paraqitjen te Verona në Serie A, ndërsa Aliti shënoi gol për ta ndihmuar Kalmarin që të mbetet në elitën e Suedisë.

Kalmari të dielën luajti ndeshjen e dytë të barazhit për një vend në Allsvenskan. Pasi kishte fituar ndeshjen e parë 2:0, Kalmari të dielën luajti 2:2, dhe kështu siguroi mbetjen në elitë edhe për vitin 2020. Aliti shënoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e 61-të. Realizoi me goditje me kokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here