Deputeti Armend Zemaj ka thënë shkurt se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.
“Jo nuk do të marrim pjesë”, ka thënë Zemaj.
Edhe, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka thënë për Telegrafin se deputetët e këtij subjekti nuk do të jenë të pranishëm në seancën e sotme e as në seancat e radhës, deri të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.
“Jo, dhe nuk do të marrim pjesë derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita për të ndalur Thaçin që të bëjë pazare të dëmshme me Serbinë”, ka thënë Pacolli. /RadioRINIA/