Home LAJME LDK-ja e paunifikuar karshi ofertës së Vetëvendosjes

LDK-ja e paunifikuar karshi ofertës së Vetëvendosjes

210
0
SHARE

LDK-ja ende nuk ka arritur ta unifikojë qëndrimin brendapartiak në relacion me ofertën e VV-së për koalicion qeverisës. Burime të portalit Koha.net brenda këtij subjekti bëjnë të ditur se në mbledhjen e fundit të kryesisë, nënkryetari Agim Veliu dhe anëtari i Kryesisë Skënder Hyseni kanë insistuar që të shikohen alternativa të tjera, duke mos e qartësuar se për çfarë bëhet fjalë.

Më tej, Veliu e ka konsideruar goditje ndaj LDK-së, seancën e 26 dhjetorit, ku pa marrëveshje paraprake, në krye të Kuvendit të Kosovës u zgjodh Glauk Konjufca i VV-së.

Post, të cilin ka synuar ta marrë LDK-ja dhe e cila pavarësisht ambicies e ka votuar kandidaturën e Konjufcës.

Emërimi i tij në këtë post ka shuar shpresën e LDK-së që në këtë pozitë ta vendosë Vjosa Osmanin.

Ky subjekt, sipas burimit ka planifikuar që në rast se do të realizohej ky plan, postin e zv.kryeministrit të parë ta marrë Abdullah Hoti, me mbështetjen e Veliut. Por, sipas zhvillimeve aktuale, në rast se bëhet koalicioni, në këtë pozitë parashihet të jetë Vjosa Osmani, e cila gjithashtu mund ta marrë edhe timonin e Ministrisë së Jashtme.

Kurse Abdullah Hoti, është shprehur në favor të vazhdimit të bisedimeve me VV-në.

Por, një ditë më parë, kreu i VV-së, Albin Kurti nëpërmjet një videomesazhi ka bërë publik emrin e zv.kryeministrit të dytë dhe pesë ministrave të mundshëm në kabinetin e tij. Në listën e ministrive, shihet se VV-ja ka hequr dorë nga Ministria e Brendshme, të cilën insiston ta mbajë LDK-ja, por ia ka marrë këtij subjekti Ministrinë e Jashtme.

Pas takimit formal ndërmjet Kurtit dhe presidentit Hashim Thaçi, i fundit ka dhënë një ultimatum 48 orësh që VV-ja ta nominojë kandidatin për kryeministër. Njohësit e aspekteve kushtetuese, kanë thënë se ligjërisht, presidentit të vendit nuk i takon të caktojë afate kohore për nominim e as të tentojë që çështjen e kandidatit për kryeministër ta adresojë në Kushtetuese. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here