Home Shëndetësi Leo Angart, krijues i metodës revolucionare: Joga për sy mund të përmirësojë...

Leo Angart, krijues i metodës revolucionare: Joga për sy mund të përmirësojë dukshëm të parët dhe forcon muskujt e syve!

39
0
SHARE

Leo Angart, krijuesi i metodës “Sytë magjikë” është trajner ndërkombëtar, më i famshmi për punën në kthimin e të parit te fëmijët

Ai thekson që me këto ushtrime është e mundshme të lirohemi nga problemet të cilat i sjell teknologjia moderne.

Një ndër ushtrimet të cilat i rekomandon është fokusimi në objekte.

Fokusoni shikimin tuaj më parë në objekt të largët, pastaj në atë i cili ju gjendet në afërsi. Të njëjtin ushtrim përsëriteni, mirëpo në atë mënyrë që të shikoni vetëm me njërin sy.

Shikimi në gjelbërim

Qëndrimi në natyrë dhe fokusimi i shikimit në gjelbërim i cili gjendet në rrethinë mund të pushojnë sytë.

Leo Angart ka bërë revolucion të vërtetë kur e ka prezantuar programin me titull “Sytë magjikë” apo joga për sy.

Qe se për çfarë është fjala:

Pozat për shikim mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të “syrit kompjuterik”, zvogëlon shpeshtësinë e dhembjes së kokës dhe do të qetësojë muskujt e syve.

Syve u është e nevojshme errësira për t’u përmirësuar nga drita e kompjuterit.

Ushtrimi më i njohur për sy është ai me shuplaka. Qe se si bëhet:

• Duart më parë ngrohni duke i fërkuar apo nën vrushkullin e ujit të ngrohtë.

• Mbyllni sytë, mbuloni sytë me shuplaka, por që të mos i shtypni dhe gishtat e mëdhenj të dorës le të jenë lehtë të mbështetur në tëmbla.

• Hapni sytë që të bindeni që me duar në tërësi keni bllokuar dritën. Mbyllni sërish. Qetësohuni dhe merrni frymë thellë.

• Përpiquni të imagjinoni errësirën e plotë qetësuese.

Kur ta bëni këtë ushtrim është me rëndësi që të uleni me shpinën drejt, në dysheme apo në karrige.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here