Home LAJME Liberalizimi i vizave, premtim që nuk po përmbushet

Liberalizimi i vizave, premtim që nuk po përmbushet

104
0
SHARE

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave.

Ai ka pohuar se tani kjo është çështje politike e zhvillimeve të brendshme të Evropës dhe nuk lidhet me taksën që Kosova i ka vendosur Serbisë.

Haradinaj ka thënë për “Epokën e re” se nëse Kosova nuk hyn në agjendë në mbledhjen e parë të Këshillit të BE-së, që mbahet në fund të shkurtit apo në fillim marsit të këtij viti, atëherë dihet se kjo po bëhet me qëllim dhe dihet që është agjendë për ta mbajtur të izoluar.

Edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht zëvendëskryeministër, Enver Hoxhaj, mendon se liberalizimi i vizave nuk ndërlidhet me mospunën e institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se mënyra se si BE-ja e ka trajtuar Kosovën dhe mënyra se si disa shtete anëtare e kanë trajtuar Kosovën ka qenë e padrejtë dhe ka dëmtuar edhe kredibilitetin e BE-së në Kosovë. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here