Home LAJME Limaj kërkon mbështetje më të madhe për prodhuesit vendorë

Limaj kërkon mbështetje më të madhe për prodhuesit vendorë

232
0
SHARE

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala kanë vizituar sot biznesin vendor fabrikën e letrave higjienike “Flutra”, ku u tha se impakti i vendimeve të Qeverisë në raport me Serbinë dhe Bosnjën ka rezultuar me një rritje të prodhimit nga kompanitë vendore.

Limaj ka thënë se do të jenë afër prodhuesve vendor, duke shtuar se hapja e vende të reja të punës është jetike.

Ai ka thënë se pas marrjes së vendimit për taksën 100% ndaj Serbisë, kapacitetet për gjitha kompanitë vendore janë shtuar.

“Është një shembull, tregon se djemtë e rinj të Kosovës kanë vetiniciativë dhe guxim. Kjo kompani ka pasur deri më tani pesëdhjetë përqind të tregut të Kosovës me furnizim. Kapacitetet janë shtuar, kërkesat janë rritur, kjo po zgjerohet, më këtë po mundësohet punësimi. Për neve është shumë me rëndësi me i pa prodhuesit tonë të suksesshëm, me zgjeru prodhimit dhe rritë kapacitetet prodhuese. Hapja e vendeve të reja të punës është mrekulli për vendin tonë”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.

Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se kjo kompani është dëshmia më e madhe se çfarë rezultati ka taksa e vendosur ndaj dy shteteve fqinje.

Sipas tij, kjo taksë ka bërë që të rriten kapacitetet e prodhimit tek çdo kompani në Kosovë.

“Impakti i vendimeve tona në raport me Serbinë dhe Bosnjën ka rezultuar me një rritje të prodhimit të kompanisë në fjalë, por dhe të kompanive tjera. Nga këtu unë i garantoj që fokusi im kryesor do të jetë në zhvillimin e prodhimit vendor. Do të vazhdojmë të ndihmojmë në mënyrë që të rritet zhvillimin ekonomik”, është shprehur Shala.

Kurse, Gojart Kelmendi, pronar i kësaj fabrike është shprehur i lumtur me këtë vizitë. Ai ka shtuar se lëndën e parë asnjëherë nuk e kanë marrë nga shteti i Serbisë, mirëpo nga shtete brenda Bashkimit Evropian.

“Për momentin eksportojmë në pesë vende të Evropës. Të gjitha produktet tona punohen me makineri të avancuar. Shpresojmë që kjo masë të jetë në fuqi” ka thënë ai.

Ndërsa, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka theksuar se është shumë me rëndësi të korrigjohen padrejtësisë, që sipas tij u janë bërë Kosovës.

“Është koha kur duhet të korrigjohet ekonomia e brendshme e Kosovës, po korrigjohen padrejtësitë që iu kanë bërë prodhuesve në Kosovë nga tregtia jo e ndershme që ka ndodhur brenda tregut të Kosovës. Sot prodhuesve vendor po iu kthehen fuqisë së tyre, po krijohen vende të punës dhe falë vendimit të qeverisë që janë miratuar, ne sot po krijojmë vende të reja të punës që për fat të keq janë krijuar në vendet e rajonit duke shfrytëzuar eurot tona. Ne i bëjmë apel qeverisë që edhe ligjet tjera, që është Ligji për Mbrojtje të Konsumatorit, Ligji për Tregti të brendshme, të miratohen sa më shpejt e të zbatohen sa më shpejt, sepse në këtë mënyrë edhe e përmbyllin ciklin e përkrahjes së prodhimeve vendore”, ka thënë Panxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here