Home LAJME Lista me kandidatët më të votuar të koalicionit AAK-PSD

Lista me kandidatët më të votuar të koalicionit AAK-PSD

282
0
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, vendosi që për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit t’i bashkonte forcat me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kështuqë, të dy partitë hynë me një listë të përbashkët, me Haradinajn si kandidat për kryeministër.

Haradinaj, që tashmë është konfirmuar se do të lërë përfundimisht postin që e mban si shef i ekzekutivit të vendit, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje! më 6 tetor, ka arritur të mbledhë mbi 72 mijë vota në mbarë vendin.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur se nuk do të bëhet deputetët në legjislaturën e re, duke ia lëshuar vendin dikujt tjetër nga lista e AAK-PSD.

Në anën tjetër, Ahmeti ka marrë mbi 5.500 vota gjithsej, duke mos arritur të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës – ndonëse nuk pritej që ai të linte kreun e Prishtinës edhe nëse do t’i siguronte votat e mjaftueshme.

“Gazeta Express”, ka siguruar listën që tregon se sa vota ka marrë secili kandidat nga koalicioni AAK-PSD.

Daut Haradinaj ka marrë 22.700 vota, Bekë Berisha 11.388, Pal Lekaj 9.813, Visar Ymeri 5.089, ndërsa Dardan Sejdiu 4.339 vota gjithsej.

Lista e plotë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here