Home LAJME Lutfi Haziri ngushëllon familjen Kraja me rastin e ndarjes nga jeta të...

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Kraja me rastin e ndarjes nga jeta të regjisores, Arzana Kraja

245
0
SHARE

Me rastin e ndarjes nga jeta të regjisores së njohur kosovare, Arzana Kraja, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar kryetarin e AshAK-ut, Mehmet Kraja, familjen Kraja dhe komunitetin arsistik.

“I nderuar kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja,

E nderuara familje Kraja,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakoshme nga jeta të vazjës suaj, regjisores së njohur kosovare, Arzana Kraja.

Arzana më nuk do të jetë në mesin tonë, për kontributi i saj i jashtëzakonshëm në kinematografinë kosovare do të kujtohet për sa të jetë jeta.

Akademik Mehmet Kraja, ju lutem t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju, familja Kraja dhe komuniteti artistik.

Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e Hazirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here