Home Ekonomi LV-ja dhe LDK-ja ende pa qëndrim të qartë për Termocentralin “Kosova e...

LV-ja dhe LDK-ja ende pa qëndrim të qartë për Termocentralin “Kosova e Re”

242
0
SHARE

Termocentrali “Kosova e Re” llogaritet të jetë investimi më i madh i huaj në Kosovë me vlerë prej 1.3 miliard eurosh.

Po ashtu, është llogaritur që gjatë ndërtimit të këtij termocentral do të punësohen 10 000 persona. Ka pasur kritika të vazhdueshme për këtë projekt nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shoqëria civile.

Gjithashtu, LV-ja kishte publikuar tetë arsye pse duhet të ndalet marrëveshja me “Contour Global”. Sot as LV-ja dhe as LDK-ja nuk kanë një qëndrim të qartë për Termocentralin “Kosova e Re”. Një burim i gazetës “Epoka e re” brenda LDK-së ka bërë me dije se është diskutuar për këtë projekt, por që palët nuk kanë arritur të merren vesh. Ka mbetur që për këtë temë të diskutojnë liderët e këtyre dy partive.

Më 20 dhjetor të vitit 2017 është nënshkruar marrëveshja komerciale për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Contour Global’. Termocentrali “Kosova e Re” llogaritet të jetë investimi më i madh i huaj në Kosovë me një vlerë prej 1.3 miliard eurosh.

Lidhur me këtë projekt nuk kanë pranuar të flasin as përfaqësues të LDK-së dhe as të LV-së. Gazeta “Epoka e re” ka provuar të marrë prononcime të ekspertëve të ekonomisë nga të dy grupet punuese, porse kanë se janë pajtuar që mos të flasin për këtë çështje deri në realizimin e marrëveshjes finale.

Por, një burim i gazetës “Epoka e re” brenda LDK-së ka bërë me dije se është diskutuar për këtë projekt, por që palët nuk kanë arritur të merren vesh. Sipas po këtij burimi, ky projekt është lënë në duart e liderëve politikë të dy partive që të vendosin për këtë çështje. “Është diskutuar nga grupet punuese ky projekt, por nuk ka konkretizime dhe duhet të diskutohet në nivel politik në mes të liderëve të partive”, ka thënë për gazetën ky burim.

/RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here