MALI E KA NJOHUR REPUBLIKËN E KOSOVËS
Published on Aug 20 2012 // Lajme
..
Republika e Malit zyrtarisht e ka njohur Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar Behxhet Pacolli, zëvendëskryeminsitër i parë i qeverisë së Kosovës.
Në konferencën e sotme për shtyp në Prishtinë, Pacolli ka paralajmëruar edhe njohje të reja gjatë periudhës së ardhshme.
Sipas Pacollit tanimë në rajonin e Afrikës Perëndimore, ka mbetur vetëm edhe Togo që ende nuk e ka njohur Kosovën.
“Javën e ardhshme unë do të zhvilloj një vizitë në këtë shtet, dhe besoj se shumë shpejt gjithçka do të përmbyllet”, ka thënë Pacolli.
Mali është vend në Afrikën perëndimore, ka 15 milionë banorë dhe 1.2 kilometra katrorë.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Mali është vendi i 92-të që e ka njohur Republikën e Kosovës.









