Maqedoni – Shqipëri, vetëm me letërnjoftime
Ka hyrë të premten në fuqi marrëveshja Shqipëri-Maqedoni për lëvizjen e qytetarëve me letërnjoftime. Sipas ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, ky akt paraqet një dimension evropian të marrëdhënieve dhe komunikimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe se, vënia në jetë e kësaj Marrëveshje do të krijoj lehtësira të madha gjatë sezonin turistik.
Zbatimin e marrëveshjes e ka konfirmuar edhe zv/ministri i brendshëm i Maqedonisë, Xhelal Bajrami, njofton Alsat M. Ai tha se marrëveshja e nënshkruar kohë më parë me iniciativë e BDI-së, të premten filloi të implementohet.
Ndërkohë Maqedonia një marrëveshje të ngjashme zbaton edhe me Republikën e Serbisë, ndërsa paralajmëron se një gjë të tillë ta realizojë edhe me Kosovën, në momentin që kjo e fundit të pajiset me letërnjoftime biometrike. Derisa Shqipëria marrëveshje të ngjashme zbaton me Malin e Zi dhe Kosovën. /RadioRinia/









