Marrja e udhërrëfyesit, Fajon: Ditë e madhe për Kosovën

Published on Jun 14 2012 // Opinione
..

Eurokomisionerja Tanja Fajon, ka përgëzuar Kosovën për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. Ajo ka thënë se kjo është një ditë e madhe për Prishtinën.

“Kjo është një ditë e madhe për Kosovën! E kremtoj këtë hap të madh bashkë me popullin e Kosovës. Jam e bindur se Udhërrëfyesi do të ndihmoj në progresin e Kosovës për të shkuar drejt BE dhe dëshmon se vendi është në rrugë të drejtë. Por ky është vetëm hapi i parë e duhen edhe angazhime të tjera për t`u anëtarësuar në BE”, ka thënë ndër të tjera Tanja Fajon.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja për integrime Vlora Çitaku ka marrë në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit.

Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë janë shprehur optimist se qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe se do ti plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara. /RadioRINIA/

Leave a comment