Home LAJME Mbahen prezantime rreth ndotjes së ajrit në Kosovë

Mbahen prezantime rreth ndotjes së ajrit në Kosovë

234
0
SHARE

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) sot mbajnë prezantimin “SDG BRUNCH 5: Ndotja e ajrit në Kosovë: Prej perspektivës së OZHQ-ve dhe Agjendës 2030”.

17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm synojnë t’i japin fund varfërisë ekstreme dhe të krijojnë një botë të shëndetshme dhe të qëndrueshme deri në vitin 2030.

Në qendër të tyre qëndron shëndeti, mirëqenia e njerëzve dhe planeti ynë, që do të thotë ndotja e ajrit – vdekjet, aftësitë e kufizuara që shkakton dhe lidhja e ngushtë me ndryshimet klimatike janë kërcënim i madh ndaj vizionit për një botë më të mirë.

Sidoqoftë, këto objektiva mund të ndihmojnë në luftën kundër ndotjes së ajrit.

Rreth zhvillimeve të fundit në ndotjen e ajrit në Kosovë dhe për të diskutuar mundësitë për të materializuar OZHQ-të (SDG) për të siguruar një mjedis më të shëndetshëm dhe ajër më të pastër për të gjithë në Kosovë, do të mbahen prezantimet nga ora 10:00 në Kino Armata në Prishtinë. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here