Pastrimi i rregullt i dhëmbëve ju ndihmon ta mirëmbani një higjienë të shëndetshme orale, por gjithashtu edhe një zemër të shëndetshme.
Megjithatë, edhe nëse keni qenë duke e bërë këtë prej se keni qenë shumë të vogël, shanset janë se nuk jeni duke i pastruar siç duhet dhëmbët.
Shkencëtarët amerikanë dhe britanikë rekomandojnë që t’i pastroni dhëmbët dy herë në ditë nga dy minuta – zakonisht në mëngjes dhe në mbrëmje.
Dy minuta mund të mos duket kohë e gjatë, por, përveç nëse jeni duke i numëruar sekondat, është e vështirë ta dini se sa gjatë jeni duke i pastruar.
Mënyra më e mirë për ta rregulluar këtë është duke e caktuar një kohëmatës. Në këtë mënyrë, ju mund t’i pastroni dhëmbët pa u frikësuar se kur duhet të ndaleni.
Gjithashtu, qëllimi duhet të jetë të pastrohet çdo dhëmb pa abuzuar me mishin.