Për këtë thotë se i ka dëshmi edhe faturat. Por sipas këtij qytetari i cili jeton në mërgim, banesa që ai kishte paguar iu kishte shitur dikujt tjetër.
“Banesa iu ka shit tjetër personit, i ka marrë paret dhe nuk kthen kurrfarë përgjigje”, është shprehur ai.
Dugolli shprehet se po merret me këtë rast qe disa vite. “Për çdo vit më kanë shku i njëjti problem qe tri vite vet ngaj mas dokumenteve të këtij shteti që nuk funksionon fare” Për këtë rast, Dugolli iu ka drejtuar edhe institucioneve të drejtësisë, përmes një padie civile. Por një version krejt tjetër e kanë nga kompania të cilën ai e ka paditur. Sipas tyre, Dugolli nuk ka paguar të gjithë shumën e caktuar.
“I nderuari Adem Dugolli (blerësi) dhe kompania Diellona sh.p.k (shitësi) kanë arritur një marrëveshje për banese në vitin 2014 dhe është bërë vetëm pagesa e avansit (kopare). I nderuari Ademi është kontaktuar vazhdimisht nga kompania për ta bërë pagesën e mbetur mirëpo asnjëherë nuk është përgjigjur”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.
Thonë që si kompani do të paraqiten para organeve kompetente për kthim avansi apo të bëhet pagesa e mbetur dhe t’i dorëzohet banesa pronarit. /RadioRinia