Home Sports ”Messi është më i miri në botë, por Van Dijk meriton Topin...

”Messi është më i miri në botë, por Van Dijk meriton Topin e Artë”

246
0
SHARE

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e ka përshkruar Lionel Messin si lojtarin më të mirë të kësaj gjenerate, por theksoi se Virgil van Dijk duhet të fitojë Topin e Artë të vitit 2019.

Mbrojtësi i ‘Reds’ është një favorit i lehtë për çmimin që do të jepet në dhjetor pasi u emërua si lojtari më i mirë i UEFA-s.

Messi mbetet i vendosur të konkurrojë për të gjashtën herë për Topin e Artë, pasi e mposhti Van Dijk për çmimin e FIFA’s The Best në shtator, duke marrë tetë vota më shumë se hollandezi, përcjell lajmi.net.

“Nëse i jepni Topin e Artë lojtarit më të mirë të kësaj gjenerate, atëherë duhet t’ia jepni gjithmonë Lionel Messi. Kështu është”, tha Klopp.

“Por nëse ia jepni lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar, atëherë ishte Virgil van Dijk. Unë nuk e di saktësisht sesi do të funksionojë, por kështu e shoh”.

“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? Është Lionel. Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar? Është Virgil. Do ta shohim”, vazhdoi gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here