Home Ekonomi Microsoft triumfon ndaj Amazonit, fiton kontratën prej 10 miliardë dollarësh nga Pentagoni

Microsoft triumfon ndaj Amazonit, fiton kontratën prej 10 miliardë dollarësh nga Pentagoni

81
0
SHARE

Microsoft mori një fitore të madhe ndaj Amazon për të mbyllur javën, por jo të gjithë do të jenë të lumtur për këtë.

Siç raporton Washington Post, Microsoft fitoi një kontratë prej 10 miliardë dollarësh nga Pentagoni për shërbimet Cloud [ruajtja e të dhënave dhe ofrimi i shërbimeve në distancë] që do të forcojnë menaxhimin e të dhënave për ushtrinë. Të dy kompanitë kishin qenë pretendentë për kontratën që nga muaji prill.

Ka pasur spekulime se presidenti Donald Trump ndikoi në vendimin përmes komenteve publike të muajve të fundit. Trump ka kritikuar Amazonin disa herë dhe drejtorin e saj të përgjithshëm Jeff Bezos, madje edhe duke hyrë në procesin e tenderimit të Pentagonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here