Home LAJME Ministri Bytyqi nënshkruan vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla

Ministri Bytyqi nënshkruan vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla

124
0
SHARE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka nënshkruar sot vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit dhe mësimdhënësit.

Sipas Bytyqit ky vendim vlen në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër,
Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here