Home LAJME Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të FSK-së për...

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të FSK-së për studime në ShBA

260
0
SHARE

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e kadetëve të FSK-së, për studime, në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake-WEST POINT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Studimet mbahen në gjuhën angleze dhe zgjasin katër vjet.

Është e dëshirueshme që kandidati të ketë të përfunduar testin TOEFL dhe testin SAT.

Kandidatët do të nominohen nga Ministria e Mbrojtjes si kandidatë konkurrent për studime.

Kadetët pas përfundimit të shkollimit do të emërohen oficer në FSK, në kohëzgjatje minimale të obligueshme, prej gjashtë viteve.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim kombi, race, dhe gjinie, të moshës 18-23 vjeç.

Konkursi dhe formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes; mod.rks-gov.net. Konkursi është i hapur prej datës 22 tetor deri më 4 nëntor 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here