Mirënjohje për gjeneralin Diella

Published on Jun 19 2012 // Lajme
..

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati priten të martën në vizitë lamtumirëse shefin e Divizionit këshillues ushtarak të NATO-s për FSK-në, gjeneral brigade Fracesco Diella dhe pasuesin e tij gjeneral brigade Michel Citadella.

Çeku dhe Kastrati u shprehen tejet mirënjohës për punën e palodhur të gjeneral Diella dhe ekipit që ai drejtoi gjatë misionit të tij në Kosovë. Me këtë rast ministri Çeku u shpreh i bindur se edhe gjeneral Citadella do të vazhdojë të njëjtin bashkëpunim dhe koordinim në mes FSK dhe Divizionit Këshillues Ushtarak të NATO-s.

Nga ana e tij gjeneral brigade Diella, falënderoi ministrin Çeku dhe komandantin e FSK-së, Kastratin, për mundësitë e ofruara si edhe bashkëpunimin e treguar gjatë mandatit të tij si shef i Divizionit Këshillues Ushtarak të NATO-s. Ai tha se përvoja e tij me FSK-në do të jetë një prej përvojave të paharrueshme, dhe se Oficerët e FSK-së dhe në përgjithësi njësitë kanë treguar një bashkëpunim korrekt. /RadioRINIA/

Leave a comment