Home LAJME Mjeku nga Australia do të operojë 25 fëmijë me probleme kirurgjike

Mjeku nga Australia do të operojë 25 fëmijë me probleme kirurgjike

225
0
SHARE

Mjeku i njohur australian, Paddy Dewan, po qëndron këto ditë në Kosovë dhe me asistimin e kirurgëve të vendit tonë është duke kryer intervenime te fëmijët me probleme të lindura në Kirurgjinë Pediatrike.

Sipas planit operativ, deri në fundjavë pritet të operohen 25 fëmijë pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit të cilët do t’i kushtonin financiarisht shtrenjtë buxhetit të shtetit.

Dewan ka qëndruar në Prishtinë për të dymbëdhjetën herë dhe në mënyrë vullnetare ka kryer operacione në QKUK, nga të cilat kanë përfituar fëmijët e Kosovës, por edhe kirurgët pediatrikë që kanë pasur mundësinë të mësojnë rreth aplikimit të metodave të fundit kirurgjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here