Home Ekonomi MMPH përmbyll vitin me 30 milion euro investime kapitale

MMPH përmbyll vitin me 30 milion euro investime kapitale

473
0
SHARE

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot në një konferencë për media ka përmbyllur vitin fiskal 2018, në të cilën janë prezantuar të arriturat, projektet, nismat legjislative dhe aktivitetet tjera që këtë vit ka realizuar kjo ministri.

Gjatë konferencës së fundit për media të MMPH-së, ministri, Fatmir Matoshi  ka deklaruar që gjatë vitit 2018 ministria që ai drejton ka realizuar 90 projekte kapitale në vlerë totale prej 30 milionë euro. Ai ka folur po ashtu edhe për nismat legjislative që ka iniciuar kjo ministri si dhe aktet nënligjore që ka nxjerrë gjatë këtij viti.

Në Qeveri janë miratuar 5 projektligje, në kuvendin e Kosovës ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, 8 udhëzime administrative nga MMPH dhe Qeveria si dhe 5 rregullore dhe 4 koncept dokumente nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ministri Matoshi ka folur edhe për veprimet që MMPH ka ndërmarrë në reduktimin e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e burimeve ujore përmes rrënimit të ndërtimeve pa leje në Batllavë, përfundimin me sukses të fushatës për pastrimin e Kosovës etj.

Ministri Matoshi gjatë kësaj konference ka folur dhe për prioritetet e tij për vitin e ardhshëm  2019, ku ndër të tjerash tha që angazhimi jonë institucional si MMPH, do të vazhdojë më realizimin e projekteve kapitale në fushat që mbulon ministria jonë.

“Fokus të veçantë do t’i kushtojmë zonave të mbrojtura, menaxhimit të integruar të mbeturinave, krijimit të rezervave të reja ujore, trajtimit të ndërtimeve pa leje, trajtimit të ujërave të zeza, përfundimit të procesit të hartimit të hartave zonale, reduktimin e ndotjes së ajrit etj”, deklaroi ministri Matoshi.

Matoshi ka falënderuar të gjithë donatorët për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, duke u nisur nga: GIZ, USAID, MCC, JICA, UNDP, SIDA Suedeze, Komisioni Evropian, e shumë shtete mike të Kosovës që sipas tij po përkrahin rrugën tonë të progresit.

Në fund ministri Matoshi ka falënderuar edhe mediet për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre, në informimin e drejtë të opinionit mbi çështjet mjedisore dhe veprimet tona institucionale.

“Mediat gjatë kësaj periudhe kanë luajtur dhe po luajnë rol shumë të rëndësishëm në aktualizimin e problemeve mjedisore, shtyrjen përpara të agjendave progresive dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të mbrojtur mjedisin ku jetojmë dhe veprojmë” përfundoi Matoshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here