Home Sports Moment emocionues – futbollistët e Kosovës iu bashkohen atyre të Shqipërisë duke...

Moment emocionues – futbollistët e Kosovës iu bashkohen atyre të Shqipërisë duke e kënduar së bashku himnin kombëtar

288
0
SHARE

Shumë herë kemi menduar se si do të jetë në një përballje zyrtare futbolli mes Shqipërisë dhe Kosovës kur në stadium të tingëllojë Himni i Flamurit.

Përgjigjen e kemi marrë mbrëm, kur në ndeshjen e përfaqësueseve U21, në “Elbasan Arena”, tifozët e jo vetëm, të bashkuar kanë kënduar Himnin e Flamurit.

Në momentin kur në stadium filluan të dëgjoheshin notat muzikore, edhe futbollistët e Kosovës u bashkuan krah më krah, ndërsa disa prej tyre filluan të këndonin bashkë me lojtarët e Shqipërisë.

Mirlind Daku, Gëzim Pepsi, Kreshnik Hajrizi e mbrojtësi i Bolognas, Lirim Kastrati, ishin ata të cilët  filluan të këndonin me zë të lartë Himnin e Flamurit, dukshëm të emocionuar duke e dëgjuar, shkuan vipsport.

Në fund, të gjithë futbollistët e Kosovës e duartrokitën këtë moment emocionues, ashtu si në shkallaret e stadiumit, ku tifozët e dy përfaqësueseve ishin bërë bashkë e po këndonin njëzëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here