Home LAJME Monitoruesit identifikojnë të metat që përcjellin zgjedhjet në Kosovë

Monitoruesit identifikojnë të metat që përcjellin zgjedhjet në Kosovë

266
0
SHARE

Organizatat joqeveritare në Kosovë të cilat kanë shprehur interesimin e tyre për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, thonë se janë duke u fokusuar në disa çështje, që ishin evidentuar edhe në proceset e kaluara si parregullsi dhe shkelje.

Votimet familjare dhe presioni mbi votuesit, janë vetëm dy nga çështjet të cilat përmenden si dobësi që i ndjekin proceset zgjedhore në Kosovë.

“Demokracia në Veprim”, është një rrjet prej 10 organizatave anëtare dhe 38 organizatave partnere të cilat do ta monitorojnë procesin e zgjedhjeve.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (që bën pjesë në rrjetin Demokracia në Veprim), ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen më shumë se 2 mijë vëzhgues.

Bazuar në zgjedhjet e kaluara parlamentare, por edhe ato lokale, ai thotë se pritjet në fakt janë që parregullsitë, eventualisht të përsëriten. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here