Home LAJME Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

257
0
SHARE

Gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte parashihen të sjellin kushte për reshje të izoluara shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, në fushat barike priten lëvizje të dukshme, por që vlerat e normales do të ruhen. Temperaturat minimale do të ulën dukshëm krahasuar me javën e fundit, duke bërë që minimalet të bien deri në 7 gradë Celsius, e gjatë fundjavës deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-30 gradë Celsius.

Dita e martë parashihet të shënojë maksimalet e ditës deri 30 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte, parashihet të jetë më e freskëta me vetëm 16 gradë Celsius.

Të mërkurën do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të përcjella me shkarkesa elektrike dhe reshje të izoluara shiu, duke u përsëritur edhe ditën e enjte.

Kushtet biometeorologjike mbeten të favorshme për gjitha shtresat e popullatës, pasi që indeksi UV nuk do të shënojë vlera ekstreme apo edhe shumë të larta.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here