Home Sports Mourinho: E merituam fitoren, Lukaku është i jashtëzakonshëm, për mua është në...

Mourinho: E merituam fitoren, Lukaku është i jashtëzakonshëm, për mua është në gjendje të vriste

605
0
SHARE

Manchester United ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Watford 1-2.

Djajtë e Kuq edhe pse kishin një ndeshje të vështirë kanë fituar me plot meritë në udhëtimin londinez.

Trajneri portugez i Unitedit, Jose Mourinho thotë se skuadra e tij e meritoi fitoren.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe nuk kam dyshime se e merituam fitoren”.

“Kush ka thënë se Watfordi është skuadër e lehtë ka gabuar. Jemi djersitur shumë në minutat e fundit por ia dolëm”, deklaroi Mourinho.

Tutje portugezi foli edhe për sulmuesin Romelu Lukaku që shënoi një gol në këtë sfidë.

“Lukaku është i pabesueshëm. Një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Është sulmues por vrapoi 50 metra për ta ndihmuar mbrojtjen dhe bëri një ndërhyrje të mirë duke larguar rrezikun”.

“Ai është i jashtëzakonshëm, më ka thënë se për mua do të vriste”, përfundoi Mourinho duke qeshur.

Javën e ardhshme Djajtë e Kuq do të luajnë në Old Traford ndaj Wolves. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here